Arkiv-Lajme të përditësuara

INSTAT: Papunësia në rritje, më shumë tek të rinjtë

Postuar në 23 Gusht, 2013 04:05

Pavarësisht perceptimit për nivelin e lartë të papunësisë në vend, shifrat zyrtare nuk e kanë konfirmuar këtë fakt, përveçse dje, kur anketa e INSTAT njoftoi se shkalla e papunësisë arriti në nivelin 14.5 % nga 13.8 për qind që ka qenë në tremujorin e parë 2012.  Por gjithashtu janë konfirmuar edhe ndryshime në strukturën e tregut të punës, i cili për shkak të goditjeve nga kriza vjen me disa risi.

Ndërtimet në bregdet, Rama kërkon koordinim të vendorëve me autoritetin që do të udhëheqë procesin

Postuar në 23 Gusht, 2013 04:04

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Auron Tare

Kompetencat - “Ndërhyrja në bregdet do të fillojë në shtator, me krijimin e autoritetit shtetëror të bregdetit, një njësi operative që do të merret ekskluzivisht me problemet e mëdha”

Financat s’kanë lekë, Bode-Noka nuk u japin dietat e fushatës zgjedhore gardistëve

Postuar në 23 Gusht, 2013 04:02

“Kemi kërkuar dietat para se të udhëtonim, por na kanë kërkuar që të flemë në hotele, të hamë nëpër restorante me paratë tona dhe më pas faturat ti dorëzojmë

I KANDIDOJMË EDHE ATA QË JANË NËN HETIME

Postuar në 23 Gusht, 2013 04:00

Nënkryetari i PDK'së, Hajredin Kuçi e ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij t'i kandidojë në zgjedhjet lokale edhe kandidatët që janë nën hetime apo në procedurë gjyqësore.

Ai ka thënë se do të respektojnë çdo vendim gjyqësor, por edhe do të respektojnë parimin se askush nuk është fajtor përderisa nuk vërtetohet një gjë e tillë.

Vilat e Durrësit i hiqen Gardës

Postuar në 23 Gusht, 2013 03:58

Pas heqjes së Shtëpisë së Ushtrisë në Tiranë e Fier nga listat e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, qeveria merr vendim edhe për një tjetër pronë shtetërore. 

Rama: Takimi i kabinetit vendosi piketat e 300 ditëve të para. Berisha: Akt antikushtetues

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:54

VLORE- Nje takim qe vuri piketat e 300 diteve te para te qeverisjes. Keshtu e ka cilesuar kreu i PS-se, kryeministri i zgjedhur Edi Rama, takimin dy ditor te qeverise se tij ne Vlore.

Ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, Rama e vlertesoi ate si nje eksperince shume pozitive.

“VL: Eksperience mjaft pozitive takimi i kabinetit qe vendosi piketat e 300 diteve te para me ndjenjen me te larte te pergjegjesise qytetare”- shkruan Rama, duke bere keshtu edhe nje vleresim te mbledhjes, disa ore pas mbylljes se saj. 

Nuk dihet fati i shqiptarit të hedhur nga trageti

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:53

Ka rezultuar pa sukses dita e dytë e kërkimeve për gjetjen e shqiptarit të hedhur nga trageti i Barit. Kërkimet do të vazhdojnë deri në sonte vonë.

30-vjeçari nga Shqipëria po dëbohej nga Italia me vendim gjykate dhe është hedhur nga trageti rreth 3 milje larg portit.

Nuk dihet ende fati i tij, por mediet italiane raportojnë se ka shumë pak mundësi që të ketë mbijetuar.

Hedhja e shqiptarit që po dëbohej nga shtetit fqinj u sinjalizua nga një pasagjer dhe menjëherë pas kësaj dy anije patrulle nisur kërkimet për gjetjen e tij.

 

 

 

 

Rama: Takimi i kabinetit vendosi piketat e 300 ditëve të para

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:52

Edhe pse jo aq intensive sa mbledhja e së mërkurës, edhe në ditën e dytë të takimit me anëtarët e zgjedhur të kabinetit qeveritar në Vlorë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka këmbëngulur në një pkë të vetme, përmbushjen e detyrave për të cilat shqiptarët i besuan qeverisjen.

Mbledhja e dytë informale e qeverisë, zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12.30, por diskutimi mbeti hermetik për mediat.

Vorpsi: PS, sulme dhe shpifje, PD nuk bën ndërtime tek Sarajet, janë monument kulture

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:51

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryesocialistin Edi Rama për shpifje në lidhje me akuzat e këtij të fundit për selinë e re të demokratëve. Sipas zëdhënëses, Laura Vorpsi, Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga zakoni i shpifjeve dhe sulmeve të pabaza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj institucioneve. “Shpifës tashmë të çertifikuar dhe të njohur nga gjykatat e vendit, hedhin baltë çdo ditë mbi opozitën dhe Presidentin duke dëshmuar vetëm revansh dhe hakmarrje, dhe në asnjë rast argumente dhe fakte.

“Luftë krimit, së bashku me Italinë”

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:49

Ministri i Brendshëm i qeverisë së ardhshme, Sajmir Tahiri zhvilloi një takim pune me homologun e tij italian, Angelino Alfano. 

Në përfundim të këtij takimi, Tahiri ndau në profilin e tij në “Facebook”, përshtypjet më të mira, të takimit që e konsideroi si “shumë frytdhënës” dhe si një urë e parë e një bashkëpunimi të ngushtë që të dy vendet do të ndërtojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara