Rama: Takimi i kabinetit vendosi piketat e 300 ditëve të para. Berisha: Akt antikushtetues

VLORE- Nje takim qe vuri piketat e 300 diteve te para te qeverisjes. Keshtu e ka cilesuar kreu i PS-se, kryeministri i zgjedhur Edi Rama, takimin dy ditor te qeverise se tij ne Vlore.
Ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, Rama e vlertesoi ate si nje eksperince shume pozitive.
“VL: Eksperience mjaft pozitive takimi i kabinetit qe vendosi piketat e 300 diteve te para me ndjenjen me te larte te pergjegjesise qytetare”- shkruan Rama, duke bere keshtu edhe nje vleresim te mbledhjes, disa ore pas mbylljes se saj.
Me heret gjate dites ai njoftoi mbylljen e takimit permes nje njoftimi ne profilin e tij ne Facebook, shoqeruar edhe me nje foto te mbledhjes.
“Mbyllet në Vlorë takimi i parë informal i qeverisë së re. Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”- shkruan Rama ne Facebook.
Qeveria e re, e cila pritet të marrë detyrën në shtator ka zhvilluar takime prej ditës së djeshme në qytetin bregdetar.
Reagimi i Berishes
Parodi ne Ujet e Ftohte dhe nje akt antikushtetues e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha mbledhjen e kabinetit Rama ne Vlore. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha thekson se “piktori” me një akt antikushtetues mblodhi në Vlorë qeverinë “pa letra”.
“Me kete akt neperkembet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, te cilet me Kushtetute ngarkohen per emerimin, votbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe ne cdo rast tjeter”- shkruan Berisha.
Rama sot, takime të dedikuara në qarkun e Vlorës
Kryeministri Rama, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës, i ka kushtuar ditën e sotme këtij qarku.
Ai gjatë paradites kishte planifikuar takime me të gjithë deputetët socialistë të këtij qarku, per nevojat dhe prioritetet që ka ky qark, për t’u bërë më pas projekte të qeverisë së ardhshme.
Takime ka pasur edhe me të zgjedhurit vendorë në këtë qark, kryetarët e bashkive dhe komunave të këtij qarku. Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë aksioni i madh që pritet të nisë në shtator për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe abuzive, të cilat shtrihen në të gjithë vijën bregdetare të këtij qarku.
Vlorë, Rama mbledh qeverinë: Shumë i mbresuar
Ka përfunduar mbledhja e parë jozyrtare e qeverisë Rama, e cila u mbajt në Vlorë. Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama është shprehur entuziast në fund të saj. Në një postim në Tëitter, që i bashkangjitej edhe fotoja e parë e qeverisë “Rama”, kryesocialisti shkruan; “Shume i mbresuar pozitivisht nga puna pergatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.”
Rama mbledh qeverinë në Vlorë: Reforma, shpirt skuadre, integritet, transparencë
Kreu i PS-se, Edi Rama ka nisur mbledhjen me ministrat e rinj ne Vlore.
Mbledhja mbahet pa pranine e medias dhe pritet te vazhdoje edhe gjate pasdites.
Nderkohe me heret, Rama njoftoi per kete takim permes nje postimi ne profilin e tij ne Twitter.
Sipas tij, do te jete nje takim dy ditor i kabinetit te ri qeveritar. “Vlore. Takim dy ditor i qeverise se re. Reforma rrenjesore, shpirt skuadre, qytetari europiane ne komunikim. Kurajo, integritet, transparence”- shkruan Rama.
PANORAMA
Add new comment