Rama: Takimi i kabinetit vendosi piketat e 300 ditëve të para

Edhe pse jo aq intensive sa mbledhja e së mërkurës, edhe në ditën e dytë të takimit me anëtarët e zgjedhur të kabinetit qeveritar në Vlorë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka këmbëngulur në një pkë të vetme, përmbushjen e detyrave për të cilat shqiptarët i besuan qeverisjen.
Mbledhja e dytë informale e qeverisë, zgjati rreth afro 3 orë, e që u konkludua rreth orës 12.30, por diskutimi mbeti hermetik për mediat.
Në përfundim të tij, Rama, ka postuar në rrjetin social “Twitter” dhe “Facebook” foto nga takimi dhe komentin: ” Detyrat janë tonat – pushteti i popullit” ndërsa në orët mbrëmjes iu rikthye sërish mbledhjes duke zbuluar se në dy ditë, kabineti vendosi piketat e 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë.
“Eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare.”
Por në këtë ditë të dytë të qëndrimit të tij, Edi Rama nuk u fokusua vetëm tek dhënia e direktivave të fundit ministrave të qeverisë së re. Po në mesditë, ai ka rezervuar një takim me kryetar të bashkive dhe komunave të qarkut Vlorë si dhe me deputet të majtë të këtij qarku.
Mësohet se shefi i ardhshëm i qeverisë, njëheras deputet i Vlorës, ka kërkuar nga krerët e bashkive dhe komunave të përfundojnë projektet, pasi puna për zbatimin e tyre do të nisë shumë shpejt.
Çështja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka qenë gjithashtu një teme e rëndësishme e bisedës.
Duke i qëndruar bensik idesë se punësimi duhet bazuar tek metrokracia, Edi Rama ka këmbëngulur që proçesi i marrjes në punë ti besohet konkurseve të forta dhe jo njohjeve miqësore.
Kryeminsitri i ardhshëm, njëkohësisht dhe deputet i Vlorës ka takuar edhe 10 të rinjtë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën që do të hapë në këtë qytet Edi Rama.
“I kënaqur dhe nga takimi me10 të rinj që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 Gusht.”
DITA
Add new comment