Nuk dihet fati i shqiptarit të hedhur nga trageti

Postuar në 22 Gusht, 2013 16:53

Ka rezultuar pa sukses dita e dytë e kërkimeve për gjetjen e shqiptarit të hedhur nga trageti i Barit. Kërkimet do të vazhdojnë deri në sonte vonë.

30-vjeçari nga Shqipëria po dëbohej nga Italia me vendim gjykate dhe është hedhur nga trageti rreth 3 milje larg portit.

Nuk dihet ende fati i tij, por mediet italiane raportojnë se ka shumë pak mundësi që të ketë mbijetuar.

Hedhja e shqiptarit që po dëbohej nga shtetit fqinj u sinjalizua nga një pasagjer dhe menjëherë pas kësaj dy anije patrulle nisur kërkimet për gjetjen e tij.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.