Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Një vrasje me armë zjarri është shënuar gjatë mbrëmjes së të premtes në Tiranë, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.
Viktima është identifikuar si Helidon Lafeta, 37 vjeç, i cili është qëlluar me pistoletë nga dy persona, të cilët janë larguar me motoçikletë, duke mos pasur mundësi identifikimi, për shkak se mbanin kaska mbrojtëse.
Nga të shtënat është plagosur edhe një vajzë, që shoqëronte viktimën, e moshës rreth 20 vjeç, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, për shkak se viktima besohet të ketë kryer një plagosje më parë.
Top Channel
Add new comment