Daçiç: Pjesëmarrja në zgjedhje, interes shtetëror

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:43

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se Beogradi do të marrë të gjitha masat për të dëshmuar se është i përcaktuar në favor të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet komunale të tre nëntorit, që organizohen nga Prishtina.

Duke ju përgjigjur paralajmërimit të përfaqësuesve serbë të komunave veriore të Kosovës për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, ai tha se pjesëmarrja në to është interes shtetëror i Serbisë.

“Ne insistojmë që serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse nga organet lokale do të formohet më pas edhe Bashkësia e Komunave Serbe që është në interesin e Serbisë dhe para së gjithash, të serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Daçiç.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.