Arben Imami paditet për shkelje të ligjit në dhënien e gradave

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:32

Dhjetëra ushtarakë  akuzojnë ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes se kanë dhënë vlerësime subjektive.

Burime nga dikasteri i Mbrojtjes bëjnë të ditur për “Shekullin” se një numër i lartë ushtarakësh i janë nënshtruar vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Gradave, ku sipas tyre mjaft ushtarakë të zotë dhe të ndershëm nuk kanë mundur të rriten në gradë, pasi vlerësimet janë bërë mbi baza partiake.

Një pjesë e ushtarakëve kanë marrë guximin që t’i drejtohen dhe gjykatës duke kërkuar prej drejtësisë fitimin e së drejtës për të përfituar rritje në gradë. Pjesa më e madhe e atyre që kanë paditur kërkojnë shfuqizimin e vlerësimit të Komisioneve të Vlerësimit.

“Detyrimin e të paditurit Ministria e Mbrojtjes të rivlerësojë të drejtën e paditësit dhe t’i japë edhe paditësit gradën “Kolonel”, thuhet në objektin e padisë të depozituar në gjykatë.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.