Punonjësit e Bashkisë së Tiranës mbeten pa rroga, Luli ka shpenzuar më shumë nga sa ka arkëtuar

Postuar në 10 Gusht, 2013 09:23

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë lodhur më kot pranë bankomateve, duke tentuar që të marrin pagën e korrikut.

Kriza duket se ka përfshirë edhe këtë institucion, pas administratës qendrore.

Siç raporton Shqip, punonjësit e Bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë ende pagat.

Mësohet se situata financiare e Bashkisë nuk është e mirë për shkak se ajo ka shpenzuar më shumë para nga sa ka arkëtuar.

Basha ka shpenzuar 1 miliard lekë, por ka arkëtuar vetëm 819 milion lekë, 30 milion më pak se një vit më parë.

Bashkia u angazhua fuqishëm në fushatë zgjedhore, edhe pse Basha deklaroi se ritmi i punimeve është ai që ka qenë gjithmonë.

E kush i ha më këto?/ep

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.