Basha sulmon strategjinë e Ramës për politikën e jashtme: Etja për t’u dukur e dëmshme për interesat e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të komentuar strategjinë e ndjekur nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama në politikën e jashtme të vendit.
Sipas Bashës, renditja në mënyrë publike sipas rëndësisë strategjike të fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.
“Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik. Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit”, shkruan Basha.
Ditët e fundit kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama kreu vizita zyrtare në tri vendet të cilat ai i cilësoi si partnere strategjike të Shqipërisë, konkretisht në Itali, Turqi dhe Greqi.
Shqip
Add new comment