Bllokohet lëvizja në Kakavijë

Në pikën kufitare të Kakavijës është bllokuar lëvizja e hyrje-daljeve për shkak të një problemi në anën greke të kufirit.
Bllokohet lëvizja në Kakavijë
10/08/2013
Në pikën kufitare të Kakavijës është bllokuar lëvizja e hyrje-daljeve për shkak të një problemi në anën greke të kufirit.
Sipas informacioneve të fundit, pala helene rezulton të ketë probleme me sistemin kompjuteri të përpunimit të të dhënave.
Si pasojë e defektit në të dyja anët janë krijuar radhë të gjata makinash dhe puna është ndërprerë deri në riparimin e defektit.
Muajin e kaluar, për shkak të një defekti analog qindra qytetarë qëndruan për rreth 8 orë në radhë, për të kaluar kufirin shqitaro-grek në Kakavijë.
Radhët arritën në rreth 2 km në të dy anët e kufirit, ndërsa qindra drejtues mjetesh, që kërkuan të ktheheshin pas e patën të pamundur për shkak të bllokimit në radhë.
Mes qytetarëve kishte shumë fëmijë, që qëndruan me orë të tëra në temperatura të larta. Ndërkaq, policia njoftoi se bëhej fjalë për një defekt serioz të sistemit kompjuterik “Teams”.
Situata vazhdoi të mbante në radhë qindra mjete me targa shqiptare, duke iu dhënë përparësi mjeteve me targa greke dhe qytetarëve jo shqiptarë.
Top channel
Add new comment