Qeveria shet me çmime qesharake pronat e firmave piramidale

Qeveria në ikje po nxiton të shesë pronat e fundit para dorëzimit të pushtetit. Kështu, siç shkruan GSH, këto ditë do të zhvillohen 14 ankande për shitje pronash.
Mes pronave të nxjerra në ankand janë edhe pasuritë e firmave piramidale Xhaferri dhe VEFA.
Ajo që bie në sy është vlera mjaft e ulët e shitjes së këtyre pronave.
Kështu, apartamenti i fondacionit Xhaferri do të shitet për 569 mijë lekë, kurse hoteli i VEFA-s kushton vetëm 341 mijë lekë. Hoteli gjendet në Gjerbës të Skraparit dhe ka një sipërfaqe prej 240 metrash. Në ankandet e muajit gusht do të shiten edhe disa objekte ushtarake.
Partia Socialiste ka denoncuar prej kohësh shitjen e pronave shtetërore, me çmime qesharake.
Dita
Add new comment