Durrës, makina përplaset me shtyllën e betonit vdes djali 10 vjeç , plagoset babai

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:34

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën dhe babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë sot në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezë të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një shtyllë betoni. Sipas policisë automjeti tip ‘Benz’ udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Shkak për aksidentin sipas tyre është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti. Djali 10-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia bën me dije se, trupin e drejtuesit të mjetit, i cili ishte rreth 30-vjeç, e kanë nxjerrë me vështirësi nga makina. Është dashur rreth 30 minuta që ta lëviznin nga vendi, duke sharruar derën kryesore. 30 vjeçari është trasportuar në spitalin e qytetit të Durrësit ndërsa i mituri në morg ku do i bëhet ekspertiza.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.