Rama, zyrë kontakti në Vlorë

Me anë të një postimi në rrejtin social “Facebook”, Edi Rama ka njoftuar se do të hapë në shtator, siç e kishte premtuar, Zyrën e Deputetit në Vlorë.
“Kjo zyrë do të jetë e hapur çdo ditë dhe do të mirëpresë çdo qytetar e qytetare që dëshiron të ndajë me mua opinionet, shqetësimet, dëshirat për mbarëvajtjen e jetës ekonomike e sociale në Vlorën tonë të dashur. Zyra ime në Vlorë nuk do t'u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit. Ajo do të funksionojë si urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre”, shkruan Rama.
Për t’u bërë pjesë e kësaj zyre, kryeministri i ardhshëm ka ftuar çdo vajzë apo djalë që ka dëshirë të konkurojë për një nga detyrat e zyrës, që të dërgojë letrën e vet të motivimit me CV bashkëngjitur, në adresën edirama@ps.al.
E në fund, Rama ka nënvizuar dhe dy gjëra: “ E para, kush nuk pranohet s'duhet ta marrë absolutisht si dështim dhe ne do mbetemi sidoqoftë në kontakt. Dhe e dyta, perveçse të jeni bindës në kandidaturën tuaj, asgjë tjetër nuk ndihmon (përkundrazi, kush fut mik humbet pikë)”, mbyllet njoftimi i Ramës në “Facebook”.
Top channel
Add new comment