Basha i kërkon bashkëpunim PDK-së së Thaçit

Postuar në 11 Gusht, 2013 05:02

Nën udhëheqjen e Berishës, PD-ja ka qenë më e afërt me LDK-në, por letra e Bashës kërkon bashkëpunim mes PD-së dhe PDK-së, pak kohë pas kthimit nga vizita në Prishtinë ku ishte ftuar nga Isa Mustafa

Nga Bekim Salihu, illyriapress.com

Lideri i porsazgjedhur i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka i ka dërguar të premten një letër liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndërpartiak me qëllim të forcimit, siç është thënë, të demokracisë dhe prosperitetit të dyanshëm.

Basha, i cili mban timonin e PD-së, e cila për me shumë se 20 vite është udhëhequr nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili është konsideruar me shumë i afërt me LDK-në, parti e udhëhequr nga presidenti tanimë i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka shkruar Thaçit për zhvillimet në partinë që ai udhëheq si dhe për zhvillimet në përgjithësi në Kosovë.

“Jam i bindur që potenciali i Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, mund të shkëmbehen më qellim të forcimit, thellimit dhe avancimit të marrëdhënieve tona të përbashkëta në të gjitha fushat edhe në atë ndërpartiake”, i ka shkruar Basha, liderit të PDK-së Thaçi.

Basha në letër shpreh gatishmërinë e plotë të partisë që udhëheq për të ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kam kënaqësinë të shpreh gatishmërinë për bashkëpunim për të cilin nuk dyshoj dhe i cili do të konkretizohet në ditët, javët dhe muajt në vijim”, shkruan Basha mes tjerash në letrën adresuar Thaçit.

Lulzim Basha i cili drejton Bashkinë e Tiranës, ka qëndruar para pak kohësh në Kosovë me ftesë zyrtare të homologut të tij nga Prishtina, Isa Mustafa, i cili udhëheq subjektin politik LDK. Basha është shpallur qytetar nderi i Prishtinës për kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Tiranës.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.