HARADINAJ: QEVERIA THAÇI E KA ANASHKALUAR ANAMORAVËN

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur qytetin e Gjilanit për të akuzuar Qeverinë lokale dhe qendrore të PDK’së.
Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi e ka harruar krejt rajonin e Anamoravës ndërsa Gjilani është futur në qorrsokak financiar.
“Mos harroni se Gjilani dhe Anamorava është anashkaluar nga Qeveria Thaçi, sepse këtu s`ka investime e as vizion për ta nxjerr nga qorrsokaku financuar Gjilanin”, ka thënë Haradinaj, raporton rajonipress.
Sipas tij, për dallim prej PDK’së, AAK nuk do t’i mashtroj qytetarët e Anamoravës, derisa ka premtuar se këtë rajon do ta lidh me rrugën e kombit dhe me autostradën e Shkupit.
“AAK do ju mbështes dhe nuk do ju mashtrojë. Do jemi bashkë edhe me projekte dhe me punë konkrete duke e lidhur Gjilanin me autostradën e Shkupit dhe atë të kombit”, ka premtuar Haradinaj, i cili ka promovuar Rexhep Kadriun për kandidat të AAK’së për Kryetar të Gjilanit
“Megjithatë më 3 nëntor fituese e zgjedhjeve lokale dhe nacionale do të jetë AAK-ja”, tha Haradinaj.
Express
Add new comment