Përplasje fizike mes policësh, një i shoqëruar

Postuar në 10 Gusht, 2013 09:34

TIRANE- Perplasje fizike mes nje inspektori krimesh dhe dy punonjesish te patrulles se policise. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02.00 te mengjesit te sotem ne Vore dhe mesohet se pas saj, agjentet e SHKB-se kane shoqeruar ne polici inspektorin Përparim Myftaraj.

“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, inspektori në detyrë Myftaraj ka kërkuar nga patrulla të shkonin në Vorë për të ndaluar dhe verifikuar një makinë, pasi dyshohej se kishin drogë dhe armë. Patrualla ka shkuar në vendin e ngjarjes 1 orë me vonesë, pasi Myftaraj kishte ndaluar vetë makinën për kontroll.
Për shkak të vonesës së patrullës, që dyshohet se ishin në gjumë, Myftaraj ka debatuar me dy punonjësit e policisë të cilët janë përplasur fizikisht me inspektorin”- raporton “News 24″.

Pas përplasjes fizike, mëngjesin e sotëm është shoqëruar nga SHKB-ja inspektori Përparim Myftaraj për të dhënë shpjegime për incidentin e rrahjes mes tyre pasi dy efektivët e patrullës e kanë kallëzuar penalisht.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.