Fushata elektorale, bankat nxorrën 44 milion euro për një muaj

Postuar në 17 Gusht, 2013 05:33

Fushata elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, ka qenë një ndër më të shtrenjtat deri më tani, pavarësisht se partitë politike nuk i kanë bërë të ditura shpenzimet që kanë kryer. Por, këtë gjë e konfirmojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas së cilës, gjatë muajit maj, që është zhvilluar edhe fushata elektorale, nga bankat dytësore kanë dalë plot 44 milion euro.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, te cilat ju referohet revista “Monitor”, bëjnë të ditur se në maj të këtij viti është konstatuar një rritje e ndjeshme e parasë jashtë korporatave depozituese, që është zgjeruar me rreth 4 për qind, çka nënkupton se rreth 6 miliardë lekë, apo 44 milionë euro janë hedhur në qarkullim vetëm në një muaj. Sjellja e këtij treguesi ishte jashtë normalitetit, pasi në muajt e mëparshëm ndryshimet e nivelit të parasë jashtë banke kanë qenë të ulëta./b.l

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.