Berisha refuzoi OSBE-në për Shtëpinë e Ushtarakëve, SHQUP-in

Ish-këshilltari i Kryeministrit, Neritan Sejamini, zbulon prapaskenën
BLEDAR HOTI
Kryeministri Sali Berisha ka refuzuar një kërkesë të misionit të përhershëm të OSBE-së në Shqipëri për marrjen me qira të shtëpisë së ushtarakëve, SHQUP-in. Ky refuzim mund t’u jetë bërë ndërkombëtarëve para tre ose katër vitesh, përpara se ambasada të zhvendosej si seli nga godina ku ndodhet aktualisht ambasada e Kosovës për në hotel “Sheraton”. Një fakt i tillë është bërë publik nga ana e ish-këshilltarit të Kryeministrit Sali Berisha, Neritan Sejamini. Sipas tij, për më shumë se dy vjet misioni i OSBE-së i është munduar të bindë Berishën që selia e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare të vendosej në ambientet e SHQUP-it, por qeveria e refuzoi. Më tej nëpërmjet një komenti në “Facebook”, OSBE-ja premtonte rinovimin dhe modernizimin e godinës dhe qira të majme. “Por, organizata u refuzua nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, argumentet e të cilëve për moslëshimin ishin himne e lavde patetike për SHQUP-in, për vlerat e saj historike dhe rëndësinë e godinës në planet e ushtrisë sonë moderne NATO-iste”, thotë Sejamini. Ky është një tjetër detaj që zbulohet ndaj godinës së SHQUP-it, e cila dukshëm ka qenë e ‘lakmueshme’ edhe nga institucionet ndërkombëtare.
Ideja e hotelit
Disa ditë më parë, gazeta “Shqip”, zbuloi se Kryeministri Sali Berisha kishte synuar që godina emblemë e ushtarakëve të privatizohej dhe të kthehej në një hotel. Për këtë ka pasur një debat mes Kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së asaj kohe, gjeneral Maksim Malaj. Sipas burimeve të gazetës “Shqip”, ideja e Kryeministrit Sali Berisha për këtë godinë me vlera për ushtrinë ka qenë edhe për t’u privatizuar dhe për ta kthyer atë në një hotel. Mësohet se ideja është hedhur nga vetë Kryeministri Sali Berisha gjatë bashkëbisedimeve me shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, të cilët kanë qenë kohë më parë në detyrë. Sipas burimeve mësohet se Berisha ka pasur një përplasje me ish-shefin e Shtabit, Maksim Malaj, në lidhje me SHQUP-in, për faktin se ai kishte si synim ndryshimin e destinacionit të kësaj godine, duke e tjetërsuar, privatizuar dhe duke e kthyer në një hotel. Mësohet se një ide e tillë është kundërshtuar nga gjeneral Malaj, i cili i ka kërkuar Kryeministrit mosndryshimin e destinacionit të godinës së ushtrisë. Ai i është drejtuar Kryeministrit duke u thënë se ushtarakëve vetëm kjo ndërtesë u ka mbetur “në të mirë dhe në keqe”, duke nënkuptuar si për në gëzime dhe në hidhërime. Mësohet se kjo përplasje mes Berishës dhe Malajt ka ndodhur pak muaj përpara se gjenerali të shkarkohej nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ndoshta kjo “artificë”, pengesë, ka qenë edhe një ndër arsyet që sollën shkarkimin e gjeneral Malajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Maksim Malaj qëndroi në këtë detyrë deri në korrik të vitit 2011, për t’u zëvendësuar nga Xhemal Gjunkshi.
Kthimi në seli të PD-së
Por pas këtyre refuzimeve dhe përplasjeve me ushtarakë të lartë, Kryeministri Sali Berisha ka menduar të përvetësojë këtë godinë duke ia lënë si dhuratë partisë që drejtoi për më shumë se 22 vite, Partisë Demokratike. Ndërkohë që vendimi i qeverisë u mor më përpara se të dilte dekreti i Presidentit Nishani për zhveshjen e pronës nga statusi ushtarak. Edhe pse thuhet se dekreti është marrë nga kreu i shtetit, ai ende nuk është bërë publik nga ana e Presidencës dhe nuk figuron as në faqet online të këtij institucioni. Kreu i shtetit duket se ka vendosur të mbrohet nga akuzat, por jo që të bëjë transparencën e këtij procesi.
Zhvillimet
Hoteli
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Fillimisht Kryeministri Sali Berisha ka pasur si projekt kthimin e selisë së ushtrisë, SHQUP, në një hotel, duke e privatizuar objektin në fjalë
Ambasada
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
OSBE-ja i ka paraqitur një kërkesë Kryeministrit Sali Berisha për të pasur mundësinë e marrjes me qira të godinës së SHQUP-it, si ambasadë të sajën
Selia e PD
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Pas më shumë se katër vitesh duket se Kryeministri Sali Berisha ka vendosur që selinë e SHQUP-it ta kthejë nga ushtarake në partiake, për PD-në
Presidenti
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Për realizimin e këtij procesi, u vunë në lëvizje mekanizmat më të lartë shtetërorë, si ministri i Mbrojtjes dhe më pas Presidenti i vendit
Fshehja
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Presidenca nuk ka e ka bërë ende publik dekretin për pronat e FA-së mbi bazën e të cilës bëhet zhveshja e SHQUP-it, duke e kthyer në pronë të PD-së
OSBE
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian në mënyrë permanente, gjatë harkut kohor i ka kërkuar qeverisë selinë e SHQUP-it
Refuzimi
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
OSBE u refuzua nga drejtuesit më të lartë të qeverisë, argumentet e të cilëve për moslëshimin ishin himne e lavde patetike për SHQUP-in
Aleanca Kuqezi: SHQUP të kthehet në Pallat të Drejtësisë
Aleanca Kuqezi në një deklaratë për mediat ka hedhur idenë që godina e SHQUP-it të kthehej në një Pallat të Drejtësisë. “Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë pa pallat të tillë. Aleanca Kuqezi sjell në vëmendjen e opinionit publik se PD dhe PS gabojnë për administrimin e SHQUP-it. Kjo godinë nuk nevojitet as si ndërtesë ushtrie dhe as partie”, deklaron AK.
SHQIP
Add new comment