VENDOSIN SOT PËR PJESËMARRJEN OSE JO NË ZGJEDHJE

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:35

Në Zveçan sot do të mbahet seanca e të ashtuquajturit Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës, në të cilin këshilltarët të cilët kanë krijuar këtë trup, përkundër kundërshtimit edhe të Beogradit, do të vendosin për pjesëmarrjen ose jo të serbëve të veriut në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në rend të ditës të kësaj seance, e paralajmëruar të fillojë në orën 12:00, përveç tjerash do të diskutohet, edhe situata e sigurisë dhe çështje të tjera.

Para dy ditësh, të ashtuquajtur përfaqësues të serbëve të veriut janë pritur në Beograd nga krerët e shtetit serbë, të cilët, siç kanë raportuar mediat serbe, u kanë rekomanduar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, të shpallura nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.