Shefi i Shtabit, Gjunkshi, refuzon tjetërsimin e selisë së SHQUP-it

Postuar në 16 Gusht, 2013 03:38

Shefi i Shtabit, Gjunkshi, refuzon tjetërsimin e selisë së SHQUP-it Dokumentet e përplasjes mes gjeneralit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Skandal, Berisha dhe Imami shmangën shefin e Shtabit të Përgjithshëm për SHQU

Refuzimi - “Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë nga lista”

Noka u investua për selinë e re të PD-së - “Top Channel”, nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ka siguruar në mënyrë ekskluzive këtë korrespondencë, prej së cilës del në dritë një fakt i ri dhe i panjohur deri më tani. Përfshirja në këtë histori e Ministrisë së Brendshme drejtuar nga Flamur Noka, njëkohësisht sekretar organizativ i PD-së. “Me anë të shkresës së protokolluar me nr.7374, datë 13.08.2013 në Ministrinë e Mbrojtjes kërkohet kalimi në përgjegjësi administrimi te Ministria e Brendshme e pronës nr.32 me emërtim “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë me vendndodhje bulevardi ‘Zhan Dark’ Tiranë”, thuhet në fillim të shkresës dërguar gjeneral Gjunkshit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, ka kontestuar fuqishëm idenë e tjetërsimit të SHQUP-it në një seli të Partisë Demokratike. “Top Channel” ekskluzivisht, nëpërmjet gazetarit të saj Muhamed Veliu, publikoi dje një korrespondencë mes gjeneral Gjunkshit dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kullurit, ku faktohet mosdakordësia e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Korrespondenca ka ndodhur në datat 13 dhe 14 gusht, pikërisht disa ditë pasi u publikua lajmi se një vendim i qeverisë (i papublikuar në buletinin zyrtar të Këshillit të Ministrave) kishte shndërruar pronësinë e SHQU (ish-SHQUP) duke e kthyer në seli të PD-së. Ky është skandali më i madh gjatë këtyre viteve, pasi kalimi i godinës në një seli të PD-së, është tjetërsuar pa marrë më parë miratimin që ligji kërkon, të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është përplasur direkt me drejtuesit madhorë të Forcave Armatosura të Ushtrisë Shqiptare.

Letra e Kullurit

Më 14 gusht Kulluri i kërkon gjeneral Gjunkshit të japë mendim për pronën e SHQU dhe të Qendrës Kulturore të Medias e Botimeve të Mbrojtjes (QKMBM). “Ministria e Mbrojtjes, me anë të shkresës me nr. Prot. 7375/2, datë 14.08.2013, i është drejtuar për prononcim për statusin aktual dhe perspektiv të përdorimit të pronës, institucioneve të vendosura në këtë godinë, konkretisht SHQU dhe QKMBMS-së. Në përgjigjen e saj, të protokolluar në MM me nr. 7375/3 datë 14.8.2013, QKMBM-ja shprehet se kjo godinë shumë shpejt nuk do të përdoret më nga ana e tyre, pasi është në përfundim e sipër godina e re, e ndërtuar posaçërisht për zhvillimin e aktivitetit të saj. Kjo godinë është ndërtuar me qëllim plotësimin e misionit të QKMBM-së, me të gjitha kriteret dhe standardet teknike, çka nuk i ofron godina ku zhvillojnë aktivitetin aktualisht. Në përgjigjen e saj me nr. prot. 7375/4, datë 14.08,2013, SHQU shprehet se me planin e ri organizativ është parashikuar që aktiviteti i saj, për shkak të bilancit negativ financiar dhe reduktimit të aktivitetit, ta zhvendosë aktivitetin pranë hotelit të ushtarakëve, me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë së saj dhe uljen e shpenzimeve financiare. Sa më sipër, kjo pronë dhe objektet ndërtimore të saj mbeten pa funksion në shërbim të SHQU-së dhe QKMBM-së. Në këto kushte kërkojmë prononcimin tuaj për nxjerrjen e kësaj prone nga plani i përhapjes dhe vendosjes së FA-së dhe vijimin e procedurës ligjore për këtë qëllim”, thuhet në shkresën e Kullurit.

Përgjigjja e gjeneralit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka refuzuar në mënyrë kategorike heqjen e pronësisë së SHQUP-it. “Vlerësimi ynë është që, për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë edhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare, jo vetëm të Forcave të Armatosura, por edhe të shtetit shqiptar. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Gjunkshit në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjenerali më tej rrëzon edhe idenë e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili thekson se strukturat e Qendrës Kulturore të Ushtrisë nuk po e realizojnë funksionin e tyre. “Në këtë qendër zhvillohen periodikisht aktivitete të nivelit të lartë në kuadër të NATO-s, partnerëve dhe FA-së, si takime konsultative, workshope, seminare, konferenca planëzimi, konferenca shkencore, pritje e delegacioneve, “ice breaker” etj., pasi infrastruktura e ngritur lejon zhvillimin e këtyre aktiviteteve në cilësi të lartë. Në këtë qendër zhvillohen aktivitetet dhe kurse për fëmijët e ushtarakëve me fokus fëmijët e ushtarakëve që janë në misionet jashtë vendit etj. Është institucioni themelor dhe i vetëm që i shërben jetës sociale dhe kohezionit të brezave/traditës ushtarake aktive, rezervë dhe familjarëve të tyre”, thuhet në shkresën zyrtare me nr. protokolli 6183/1 të datës 14 gusht.

 

Qeveria

Këshilli i Ministrave vendosi që strategjia e mbrojtjes duhet të rishikohet vetëm pas 5 vitesh

Berisha shkel vendimin e marrë nga ai në prill

Kryeministri Sali Berisha ka pranuar që dy qendrat e ushtrisë, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, (ish-SHQUP) dhe QKMBM (Qendra e Botimeve) të jenë pjesë FA-së. Kjo gjë bëhet e ditur në letrën që gjeneral Xhemal Gjunkshi i drejtohet vartësit të ministrit Imami, Edvin Kullurit. “Në pronën me nr.32 janë vendosur dy struktura që kryejnë veprimtari kryesore me FA-në, përkatësisht SHQU dhe QKMBM, të cilat bëjnë pjesë në planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, miratuar me dekret të Presidentit, me nr.7459, datë 11.05.2012, pika 1.8. Nënvizojmë se plani i përhapjes është një ndër elementet kushtetuese të FA-së. Rishikimi i këtij plani bëhet në kuadër të rishikimit periodik të dokumenteve strategjike (SSK, SU). Theksojmë se rishikimi i fundit është bërë gjatë vitit të kaluar, duke shqyrtuar të gjitha elementet e domosdoshme të këtij plani”, shkruan Gjunkshi. Gazeta “Shqip” ka zbuluar dhe dokumentin e strategjisë së rishikuar të mbrojtjes, vendim i marrë në prill të vitit të kaluar. Pikërisht mbi bazën e këtij dokumenti rezulton edhe shkelja, pasi rishikimi i strategjisë nuk duhet të realizohet pa kaluar një periudhë kohore 4 apo 5-vjeçare. Në pikën 10 të kësaj strategjie theksohet se “Rishikimi strategjik i mbrojtjes rekomandohet të kryhet në mënyrë periodike, në periudha kohore 4-5-vjeçare, në varësi nga qëndrueshmëria e pritjeve/supozimeve të vlerësuara në këtë rishikim për periudhën afatmesme”. Por Kryeministri nuk ka pritur as 5 muaj për të realizuar ndryshimin e strategjisë dhe të planit të përhapjes së FA-ve. Në mesazhin e tij, Berisha për strategjinë e rishikuar shkruan se, “pas një periudhe pune e përpjekjesh prej 18 muajsh, u paraqesim qytetarëve shqiptarë këtë dokument të rishikimit strategjik të mbrojtjes së Shqipërisë, i pari dokument i këtij lloji si vend aleat i NATO-s. Ai u iniciua nga Kryeministri i Shqipërisë, u formulua nga ekipe më të mira kombëtare të ekspertizës, dhe u mbështet në mënyrë koherente nga aleatët e NATO-s”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.