Shembet shtesa, Inspektoriati: Qytetarët të ndërgjegjësohen, ndërtimet pa leje do shemben

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5.
Ne nje deklarate per mediat, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve.
“Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje. Ndërkohë, Inspektoriati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës”- thuhet ne deklarate.
Panorama
Add new comment