Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Berisha: Homazh për veprën e tyre

Postuar në 12 Gusht, 2013 16:01

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përshëndetur ditë e sotme të rinjtë shqiptarë, me rastin e Ditës N Ndërkombëtare të Rinisë, përmes një mesazhin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
‘Ne shqiptarët jemi komb i lumtur, sepse jemi kombi më i ri në Europë’, thotë Berisha, ndërsa e vlerëson këtë ditë si një homazh per te rejat dhe te rinjte, të cilët i kthyen shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar.
“Te dashur miq, sot eshte Dita Nderkombetare e Rinise. Kjo dite eshte nje homazh per te rejat dhe te rinjte. Ata, me guximin, intelektin, idete, talentin, endrrat dhe pasionin e tyre kane ndertuar lirine dhe dinjitetin njerezor si dhe Shqiperine dhe boten. Pavaresisht nga veshtiresite, ne shqiptaret jemi komb i lumtur sepse ne jemi kombi me i ri ne Europe. Rinia beri te lire kombin, i ktheu shqiptareve te shtypur dhe te pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdohere eshte ne krye te perpjekjeve tona per ndertimin e vlerave te lirise dhe demokracise. Zoti i bekofte te rejat dhe te rinjte shqiptar!!” shkruan Berisha në FB.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.