Rama prezanton “StopRrenimit.com”, ku çdokush mund të denoncojë ndërtimet pa leje

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka prezantuar në faqen e tij zyrtare Facebook nismën më të re për të bërë realitet kërkesën e tij ndaj qytetarëve për denoncimin e të gjitha ndërtimeve pa leje që janë bërë në vend.
‘StopRrënimit.com’, është faqja më e re në internet e prezantuar nga Rama ku çdo qytetar do të ketë mundësinë që të denoncojë duke dhënë informacion lidhur me ndërtimet pa leje në zonat ku jetojnë.
“StopRrenimit.com është hapësira ku secili prej jush mund të kontribuojë në betejën jetike kundër kancerit të abuzimit me territorin në bregdet – po edhe në qytetin tuaj.
Celulari juaj mund të bëhet një armë e pazëvendësueshme në këtë betejë mes inercisë së rrënimit dhe ëndrrës së Rilindjes Shqiptare. Fotot apo videot e marra në vendin e një krimi ndaj pasurisë sonë të përbashkët, të postuara në këtë hapësirë jo vetëm do na ndihmojnë me informacion në kohë reale nga territori por edhe do dekurajojnë ndjeshëm abuzuesit.
Kjo betejë nuk është thjesht e qeverisë së re, po e gjithë shoqërisë dhe e çdo qytetari që jeton e punon për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Ky kancer agresiv rrezikon të shkatërrojë potencialin e madh të zhvillimit turistik të vendit dhe bashkë me të vetë të ardhmen e Shqipërisë. Prandaj unë ju ftoj që këtë betejë fisnike ta bëjmë së bashku dhe ta fitojmë së bashku. Për dinjitetin tonë qytetar e shoqëror. Për interesin tonë kombëtar e publik.
Për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!
Për çdo denoncim: http://stoprrenimit.com”, shkruan Rama.
Shqip
Comments
lokal
ndertime pa leje ne prekal shkoder .
Add new comment