Nishani konfirmon kalimin e SHQUP-it për PD-në

Postuar në 16 Gusht, 2013 07:26

Edhe pse nuk e ka publikuar dekretin për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë (SHQUP) nga Minisitria e Mbrojtjes te Partia Demokratike, presidenti Bujar Nishani e ka konfirmuar këtë gjë për “A1 Report”.

Nishani ka shpjeguar se “iu përgjigja pozitivisht Ministrisë së Mbrojtjes” për kalimin e SHQUP-it në pronësi të PD-së.

Dekreti i Nishanit bie ndesh me ligjin, pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, nuk ka firmosur për lëshimin e SHQUP-it.

Vlerësimi ynë është që për vetë pozicionin dhe infrastrukturën kjo qendër ka shërbyer dhe gjykojmë se duhet të vazhdojë të shërbejë dhe në të ardhmen si institucion prestigjioz për aktivitetet/ceremonitë protokollare jo vetëm të Forcave të Armatosura por edhe Shtetit Shqiptarë. Në përmbledhje të vlerësimeve të bëra për këtë pronë, prononcohemi se nuk jemi dakord për tjetërsimin e saj dhe nxjerrjen nga lista e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Gjunkshi në një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes./b.l

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.