Tensionohet situata në Përmet, ortodoksët marrin me forcë Pallatin e Kulturës

Situata në qytetin e Përmetit, pas kalimit të Pallatit të Kulturës nën administrimin e Bashkisë, është tensionuar.
Mengjesin e sotëm, dhjetra besimtarë ortodoksë janë përleshur me policinë private që ka marrë përsipër kthimin e kësaj godine Bashkisë.
Mësohet se rreth 40 besimtarë kanë hyrë forcërisht në këtë objekt, duke sulmuar rojet private që ruanin godinën. Ata kanë thyer dyer e dritare dhe kanë hyrë forcërisht në godinë. Nga sulmi ka edhe roje të plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes thonë se persona me veshje fetare, por edhe civilë, të organizuar nga Mitropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forcë në Pallatin e Kulturës, duke sulmuar me sende të forta rojet private. Këta persona mësohet të kenë mbërritur në Përmet me dy autobusë.
Raportohet se tashmë ata ndodhen brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës dhe po zhvillojnë një meshë.
Tensioni për këtë çështje vijon të jetë i lartë, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe vetë qeveria greke, e cila ka kërkuar reagimin e qeverisë shqiptare./b.l
TEMA
Add new comment