Xhufi: Qeveria shqiptare të reagojë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në çështjet e brendshme

Postuar në 19 Gusht, 2013 03:02

Reagimi i Ministrisë se Jashtme greke për çështjen e Kishës se Përmetit, ne analizën e historianit Pellumb Xhufi është një veprim i përsëritur dhe pjese e një strategjie për te krijuar incidente mes dy shteteve tona. Duke mbështetur veprimin e përmbarimit për ti rikthyer qytetit Pallatin e Kulturës, Xhufi deklaron për “Vizion Plus” se qëndrimi i shtetit fqinj ngjan me politikat e ndjekura nga greket ne fund te shekullit te 19, ndërkohë qe sot është një realitet tjetër dhe Shqipëria ka kishën e saj autoqefale, e cila nuk pranon ndërhyrje nga asnjë vend apo asnjë shtet.

Sipas Xhufit, ndërhyrjet e Greqisë ne çështje si Kisha e Përmetit, inkurajohen nga mungesa e reagimit te shtetit shqiptar. Dy dite me pare, Ministria e Jashtme e Greqisë e cilësoi te papranueshme nxjerrjen jashtë te Kishës ne Përmet, pavarësisht vendimeve gjyqësore.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.