‘Dorëzohet’ 21-vjeçarja: Po, isha e lidhur me tetovarin. S'më vrau se iu bllokua pistoleta

Studentja Ana Sulçe më në fund ka pranuar të flasë për marrëdhënien e saj me 52-vjeçarin nga Tetova, Agim Emini, i cili u vetëvra dhe plagosi 21-vjeçaren.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerë të policisë, Sulçe ka pohuar se kishte lidhje dashurie me 52-vjeçarin.
Përgjigjet e dhënë nga 21-vjeçarja në Spitalin Ushratak kanë qenë kontradiktore ndërsa ka sqaruar se e ka njohur Eminin gjatë një udhëtimi me avion teksa ktheheshin nga Italia në Maqedoni.
Pas bisedës në avion, ata kishin pirë kafe bashkë në Shkup, dhe prej aty Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë. Vajza ka shpjeguar se, ata kanë mbajtur lidhje bashkë. Ndërsa 6 muajt e fundit, kur Emini kishte nisur të bëhej i bezdisshëm, ajo ishte përpjekur të ndërpriste lidhjen duke e akuzuar për mashtrues, si sebep për t’u larguar prej tij, raporton “ABCnews”.
Për sa i takon ngjarjes së 5 ditëve më parë, Sulçe, ka pranuar se Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe bindur se nuk ishte mashtrues. Ajo ka shpjeguar se ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit për t’u freskuar sepse aty i kishin thënë se ishte tualeti.
Aty është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten. Sulçe, pretendon se pas shkrepjes së parë Eminit i ishte bllokuar pistoleta pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital.
SHEKULLI
Add new comment