Lutaj: Nishani nuk duhet të trembet nga mazhoranca, por drejtësia

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
ZhvillimetDekreti - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, firmosi të enjten dekretin për heqjen e SHQUP-it nga plani i përhapjes së FA-ve, por nuk e publikoi dekretin
Braçe - Deputeti socialist, Erjon Braçe, reagoi menjëherë duke kërkuar hetim parlamentar ndaj Presidentit të Republikës, për shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës
Akuza - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me anë të një deklarate publike akuzoi mazhorancën se po i bënte shantazh për të kryer detyrën kushtetuese të tij
Përplasja
Deputeti i PS: Zonja e Parë, konflikt interesi me selinë e PD
Fatjona Mejdini
Mandati
“Po nga kush, dhe pse ndihet i kërcënuar, ky farë Presidenti?! Ai ndihet i kërcënuar se mos e shkarkojnë nga funksioni, pasi edhe pse po shkon në gjysmën e mandatit, kurrë nuk e ushtroj atë funksion?!”
Nuk ka vonuar përgjigjja e mazhorancës edhe pse në mënyrë jo zyrtare ndaj Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili akuzoi të majtët për shantazh nsaj tij. Ka qenë shumë e pashpër përgjigja e deputetit socialist, Piro Lutaj, pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në legjislaturën e kaluar. Lutaj deklaroi dje se Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti Bujar Nishani, nuk duhet t’i trembet mazhorancës së re, por drejtësisë. Kjo deklaratë e Lutajt përmes rrjeteve sociale vjen në kuadër të kundërshtimit që ai i bën vendimit të Presidentit për të miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për kalimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve si seli e Partisë Demokratike. Sipas Lutajt, Nishani ka tradhtuar ushtrinë shqiptare dhe ky nuk është akti i parë i tij, duke përmendur këto dhe shkarkimet e pamotivuara të krerëve më të lartë të Forcave të Armatosura. Deputeti i PS-së theksoi se ai nuk po sillej me ushtrinë si Komandant i saj me ligj, por si një ushtar i thjeshtë partie. Nga ana tjetër, Lutaj nuk harroi të theksonte se Presidenti kishte konflikt personal në çështjen e kalimit të SHQUP-it, si seli e PD-së, pasi në selinë aktuale të kësaj partie është pronare bashkëshortja e tij. Deputeti socialist theksoi se Nishani me deklaratat e fundit për çështjen e shpenzimeve po kërkonte të viktimizohej, për të mos u përballur direkt me shkeljen e ligjit që ai ka bërë.
Drejtësia
Vendimin e Presidentit Nishani për t’i kaluar SHQUP-in PD-së në kundërshtim me qëndrimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Lutaj e konsideroi si tradhtimin e radhës së Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura kundër Ushtrisë Shqiptare.
“Komandanti i Përgjithshëm e ka tradhtuar FA dhe ky nuk është akti i vetëm. Më 22 maj 2013 z. Nishani dekretoi lirimin e tre gjeneralëve në kundërshtim me ligjin, kur ai ishte në dijeni se në të njëjtat rrethana tre gjeneralë kishin fituar të drejtën nga gjykata me vendim të formës së prerë. Mbas këtij akti, ai gradoi katër gjeneral të tjerë, shumica e tyre në shkelje të plotë të ligjit për karrierën në FA dhe është treguar një beniamin i Arben Imamit. FA dhe opinioni publik e kupton tashmë që Komandanti i Përgjithshëm i ka tradhtuar ata. Ai nuk po sillet më si komandant, por si një ushtar i thjeshtë partie”, theksoi Lutaj. Sipas tij, është normale që çdokush që shkelte ligjin do të përballej me drejtësinë dhe ky ishte një kërcënim i pashmangshëm. Ai shprehu bindjen se pavarësisht se mund të vononte drejtësia do të bëhej dhe për Presidentin që kishte shkelur ligjin. “Natyrisht kush shkel ligjin do ndihet i kërcënuar nga drejtësia. Edhe pse në Shqipëri drejtësia është e vonuar, ajo do të vijë shumë shpejt. Vota e 23 qershorit ishte votë plebishitare për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. Nëse ne i kujtojmë Presidentit dhe nënshkruesve të tjerë të këtij akti të turpshëm, shkeljen e rëndë ligjore, ky nuk është kërcënim, por evidentim i fakteve. Sot Komandantin e Përgjithshëm të FA, nuk e kërcënon mazhoranca e votuar nga mbi 1 milion shqiptarë, por e kërcënon drejtësia”, theksoi ai.
Konflikti
Piro Lutaj theksoi se Nishani kishte konflikt interesi për sa i përket vendimit të marrë për transferimin e godinës së PD. Kjo pasi, sipas tij, toka në të cilën selia aktuale e PD-së ka pronare dhe familjen e bashkëshortes së tij, duke lënë të kuptohej se nga lirimi i kësaj prone do të përfitonte vetë familja Nishani. “Presidenti mund ta vazhdojë të thotë se nuk e dinte edhe faktin tjetër, atë që pronarët e territorit ku ndodhet selia aktuale e PD-së është vetë Zonja e Parë”, theksoi Lutaj në rrjetet sociale.
Vasili: Para përgjegjësisë kush shkeli ligjin
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar vënien para përgjegjësisë të cilitdo që ka shkelur ligjin për kalimin e SHQUP-it në seli të PD-së dhe njëherësh ka akuzuar qeverinë në ikje për stisje të një konflikti artificial për këtë çështje. “Duhet verifikuar ligjshmëria e vendimeve, nëse është shkelur ligji të mbahet qëndrim. Tensionimi i kërkuar nga Berisha nuk është pjesë e diskursit tonë politik. Mbi çështjen e SHQUP-it do të hidhet dritë në kohën e duhur. Duhet skaner juridik për tjetërsimin e pronës së SHQUP-it. Ky konflikt është stisur për të vënë në qendër të vëmendjes, Sali Berishën”, u shpreh Vasili. Një ditë pasi Nishani ngriti alarmin për kërcënim të tij nga mazhoranca e majtë, Vasili lëshoi këtë apel: “Çdo lloj tensionimi i mëtejshëm, qoftë ky edhe i institucioneve të larta mbi qeverinë, është një tensionim i panevojshëm. Secili duhet të jetë në raport dhe në respekt me mediat”.
SHQIP
Add new comment