Eulex: Edhe dy muaj paraburgim Selimit

Postuar në 20 Gusht, 2013 09:05

PRISHTINE- Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro në Gjykatën Themelore të Mitrovicës bëri sot kërkesë për vazhdimin e paraburgimit për ish -komandantin e përgjithshëm të Shtabit të UÇK-së Sylejman Selimi dhe gjashtë bashkëluftëtarët e tij.

Ai ka kërkuar vazhdimin paraburgimit edhe për dy muaj me arsyetimin se ka rrezik ikjeje  së tyre si dhe ndikim të tyre në prova dhe në dëshmitarë. 

Avokati i Sylejman Selimit Tomë Gashi, për Koha. net  kete kërkesë dhe vetë vendimin për paraburgimin e klientit tët tij dhe tjerëve, tani të njohur si Grupi i “Drenicës”, e quajti krejtësisht të paarsyeshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm.

“Selimi dhe të gjithë të tjerët janë vetëparaqitur në prokurori me kërkesën e prokurorit. Nuk ka asnjë indicie minimale se ata kanë tentuar te ikin ose se të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë. Unë besoj, sikur edhe kolegët e mi, se do të paraqesim kundërshtim  në këtë propozim të prokurorit dhe shpresojmë se Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk do ta aprovojë kërkesën e prokurorit dhe ata do t’i lirojë nga paraburgimi ose ta zëvendësojë atë  me ndonjë masë tjetër alternative”  , ka thënë Gashi.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.