SHQUP ndryshon pronësinë

Postuar në 20 Gusht, 2013 08:59

Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, nga sot nuk është më pjese e Ushtrisë Shqiptare. Pavarësisht se ende vijon të mbajë mbishkrimin dhe simbolet e Ushtrisë, kjo pronë tashmë i ka kaluar Ministrisë së Brendshme.  

Vendimi i Qeverisë i datës 16 gusht është detyrues për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria së Brendshme në datën 20 gusht, vetëm katër ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave. 

"Vendimi nuk u zbardh sepse u mor vesh se ishte bërë një gabim. Ky vendim bën fjalë për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës me destinacion për Partinë Demokratike", deklaroi pak ditë më parë Berisha.

Ndersa Kryeministri Berisha ne mbledhjen e Qeverise permendi ne kete deklarate bashkine e  Tiranes, tek e cila transferohet kjo prone per t'iu dhene me pas me kontrate huamarrje Partise Demokratike, nga Ministria e Brendshme zyrtarisht per Top Channel pohohet se do te jete dikasteri i drejtuar nga Flamur Noka, njekohesisht sekretar organizativ i selise blu, ajo qe do te lidhe kete kontrate.  

Vendimi i Qeverise gjithashtu thote se eshte “Ministri i Brendshëm ai qe do të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Ndersa çeshtja qe ka hasur kundershtimin e forte te ish-ushtarakeve dhe mazhorances se re si nje transferim ne shkelje te procedurave ligjore dhe me hije te forta dyshimi per destinacionin, Kryeministri ne detyre Sali Berisha është treguar i vendosur ne mbrojtje te ketij vendimi edhe ne deklarimet me te fundit te tij. 

Ne komunikimin me qytetaret ne profilin e tij ne Facebook, perballe kundeshtimit te ashper te tyre per kalimin e ketij trualli ne perdorim PD, Berisha shkruan se vendimi u mor ne kushtet kur sipas tij kjo ndertese kishte humbur funksionet ushtarake dhe ishte shnderruar siç ju shkruan ai qytetareve ne nje ambient te rendomte dasmash dhe ne nje hotel te rendomte per ushtaraket. 

Berisha shton se sipas tij, kundeshtimi i PS vjen nga urrejta per kundeshtaret politikë pasi sipas tij Edi Rama ne krye te Bashkise se Tiranes ne Planin Urbanistik francez te kryeqytetit kishte planifikuar funksione dhe pronesi jo ushtarake per ndertesen.  

“Aktualisht selia e PS ka hapesira dhe siperfaqe ndertimi rreth 4 here me te madhe sesa selia e PD. Me reagimin e tij Piktori deshmoi se eshte urrejtja e trasheguar ndaj kundershtarit ajo per te cilen ai i gezohet pushtetit”, mbyll kete deklarate Berisha. 

Ndersa u konfirmua se kontrata do te lidhet mes Ministrise se Brendshme dhe PD, mbahet e pazbardhur koha kur do te kryhet ky veprim.  
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.