Berisha: Mbledhja antikushtetuese, vendi ka vetëm një qeveri

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka vazhduar ironinë me mbledhjen informale të qeverisë “Rama” në Vlorë. Ai ka postuar sot një reagim në faqen e tij në facebook ku e cilëson këtë mbledhje një “parodi” dhe mbledhjen si një veprim antikushtetues. Berisha shkruan: “Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë “pa letra”!
Reagimi i plotë i Berishës:
“Të dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurmë te madhe njoftoi se zhvilloi një mbledhje dy ditore të “qeverisë” së tij në Vlorë. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votbesimin dhe betimin e qeverisë së vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në çdo rast tjetër. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një liçencë për revansh të papërmbajtur antishtet.
Prej mëse dy muajsh përpjekjet tona më serioze për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit te mazhoranca e re përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet te z. Rama. Me këtë rast i them se gabon rëndë. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës.”
MAPO
Add new comment