Asgjësohen 690 rrënjë kanabis në Krujë e Delvinë

Postuar në 24 Gusht, 2013 08:36

Vijojnë operacionet policore për asgjësimin e kanabis sattiva. Dy operacione të ndryshme të kryera në Krujë dhe Delvinë janë finalizuar me asgjësimin e 690 rrënjëve hashash, ndërkohë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. 

Aksioni i parë është kryer rreth mesditës në fshatin Bruz Mal, të Komunës Cudhi ku u gjetën 540 rrënjë kanabis sattiva.

Ndërkohë, rreth 150 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar pasditen e së premtes në Delvinë. Sasia e asgjësuar u zbulua në fshatin Kalas, pas një operacioni të policisë lokale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.