Abuzimet e “Belle Air”, shtyn me 6 orë udhëtimet për në Itali

“Belle Air” vazhdon abuzimet e pajustifikuara. Kompania me njerëz pranë Lulzim Bashës, përveçse ka katërfishuar biletat për udhëtimet në Itali, për shkak se ka mbingarkime, është duke shtyrë me nga 6 orë udhëtimet. E gjitha kjo ndodh për shkak se shteti shqiptar ka falimentuar kompanitë e tjera ajrore dhe tashmë “Belle Air” ka krijuar një monopol.
“Kam prerë biletën e udhëtimit për të ardhur në Shqipëri në datën 10 gusht. Në orën 16:00 bëhej nisja, por avioni i Belle Air u nis 6 orë me vonesë, për shkak se Belle Air ka mbingarkuar fluturimet dhe nuk ka aviona për të përballuar këtë fluks.
Na dhanë nga një sanduiç ne Aeroportin e Romës dhe pritëm si qen, pa na dhënë shpjegime. Njeri. Sot do kthehem në Itali, por prapë i njëjti avaz. Me morën në tel para 2 ditësh dhe më thanë se e shtynë udhetimin 2 orë. Nga ora 16 e 30 me thanë që niset në 19:00, por para 5 minutash më morën prapë dhe e shtynë edhe 3 orë të tjera, d.m.th nisja bëhet në orën 22.00”, ka thënë për gazetën TemA një qytetar me emrin Gerti, që banon në Itali.
Për “Belle Air” ndërkohë kanë shfaqur ankesa të shumta edhe qytetarët e Kosovës, duke qenë se kjo kompani operon edhe në këtë vend. Pavarësisht ankesave të përsëritura nga qytetarët, askush nuk është duke marrë ndonjë masë ndaj “Belle Air”./b.l
Tema
Add new comment