Ndërtimi i bulevardit të ri, javën e ardhshme fituesi

TIRANE- Bashkia e Tiranës njoftoi sot se javën e ardhshme do të shpallë kompaninë fituese, e cila do të ndërtojë bulevardine ri të Tiranës. Sipas Bashkisë, 4 kompani prestigjoze ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme kanë paraqitur ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë projekt strategjik, më i rëndësishmi i realizuar në 70 vitet e fundit në kryeqytet.
Projekti që do të zbatohet për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës u hartua nga studio arkitekturore britanike “Grimshaë Architects”. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës, si studio DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 – The Netherlands, Albert Speer & Partners – Germany, Cino Zuçhi Architetti – Italy, Gerkan, Marg & Partners – Germanyy, Kees Christianse & Partners – The Netherlands, Grimshaë Architects – United Kingdom.
Në fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim, përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku “Rinia“.
“Krahas zhvillimit ekonomik të zonës, krijimit të vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit dhe zhvillimit të projekteve të reja përgjatë këtij korridori, ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e vendosur Tiranën në trajektoren e zhvillimit të një qyteti modern evropian, ku punohet dhe jetohet më mirë.” Thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Panorama
Add new comment