Rama, mbështetje popullit sirian

Postuar në 28 Gusht, 2013 08:13

Nga selia e Partisë Socialiste, Kryeministri i zgjedhur i vendit Edi Rama shprehu mbështetjen paekuivok të Qeverisë së re për SHBA-të dhe NATO-n, në përpjekjet e tyre për t'i kthyer lirinë Sirisë dhe për ta shpëtuar popullin sirian nga regjimi barbar i Bashar al Assad. 

"Ne do të jemi pa asnjë diskutim dhe hezitim në krahë të Shteteve të Bashkuara në çdo front beteje ushtarake që arsye të vetën ka lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popujve nga regjimet barbare, të cilat shkojnë deri tek armët kimike për mbijetesën e tyre. Si Qeveria e re e Shqipërisë, ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim, në lartësinë e borxhit të pashlyeshëm historik ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri dhe sot ne jemi njësh me ta, në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut dhe të përgjegjësisë për t’ju kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike. Jemi plotësisht gati që me të marrë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë, të marrim edhe detyrën që na takon për të mbështetur me të gjitha kapacitetet e kërkuara operacionale përpjekjen e Aleancës Euroatlantike për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj popullit sirian", tha Rama.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.