Braçe: Nismë parlamentare për të zhbërë ligjërisht privatizimet e Berishës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Premtimi - Zhbërja e vendimeve, të cilat kanë kaluar pronën shtetërore te sektori privat në kundërshtim me ligjin, ka qenë premtim elektoral i PS-së
Kontrolli - Kryeministri i ri i zgjedhur, Rama, ka theksuar se të gjitha dosjet e koncesioneve dhe privatizimit do të kalojnë për kontroll
Ministritë - Dy ministritë e linjës që do të merren me këtë proces, ajo e Ekonomisë dhe Energjetikës, drejtohen nga socialistët Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri
Mazhoranca
Deputeti i PS tregon mekanizmin: Prona do të kthehet aty ku i takon
Fatjona Mejdini
Pas kontestimit të privatizimeve dhe tjetërsimeve të pronës shtetërore të bëra nga qeveria në ikje me urgjencë ditët e fundit, mazhoranca e re ka bërë të qartë edhe mekanizmin se si do të zhbëjë vendimet e marra. Deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili pritet të jetë një nga zërat drejtues të grupit parlamentar socialist, ka bërë të ditur se me nisma kuvendore, me ligje dhe me rrugë qeveritare, pra me vendime do të shikohen dhe hetohen një për një të gjitha privatizimet dhe tjetërsimet e pronës shtetërore. Partia Socialiste premton nisma parlamentare dhe një proces qeveritar në kuadër të procesit për kthimin e pronave publike te shteti shqiptar. Kjo u bë e ditur nga ana e deputetit socialist, Erjon Braçe, në një intervistë për “Top Channel”, në një kohë kur, sipas tij, qeveria në ikje po shpërndan te klientët e saj prona të rëndësishme publike. Ai e konsideroi këtë një batërdi dhe vjedhje masive, të cilat nuk kishin për t’u konkretizuar. “Këto vendime do të jenë të parat që natyrisht do të shihen, në një proces patjetër parlamentar, por edhe në një proces qeveritar, për të kthyer pronën publike atje ku duhet”, theksoi Braçe. Ai nuk ngurroi të rendiste të gjitha kalimet e bujshme të pronës shtetërore te sektori privat, të cilat, sipas Braçes, kapin vlera qindra miliona euro. Ndër këto ai renditi rishitjen e aksioneve të ARMO-s. Por, sipas Braçes, abuzime janë bërë dhe me kompaninë kryesore “Albpetrol” dhe me këto nisma këtij sektori prioritar t’i jepet një goditje e fortë. “Një proces ku nuk janë marrë fare parasysh interesat e shtetit shqiptar brenda kësaj kompanie, madje interesa të normuara dhe të votuara me ligj në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Janë tjetërsuar 9 vendburime të fundit të kompanisë ‘Albpetrol’ në naftë dhe në gaz, duke i dhënë fund kompanisë ‘Albpetrol’ si kompani prodhimi dhe duke e kthyer atë si kompani rentiere”, theksoi Braçe. Ai nuk harroi të theksonte edhe situatën në Portin e trageteve në Durrës, duke theksuar se me koncesionet e fundit, ky port nuk është më një institucion publik. Deputeti socialist theksoi se vendimi i fundit i qeverisë për t’i dhënë konviktin e gjuhëve të huaja një universiteti privat, ishte jashtë çdo logjike normale, në kushtet kur universiteti shtetëror kërkon prej kohësh zgjerim të ambienteve të tij. “Universiteti i Tiranës, i cili ndodhet në ngushtësi ambientesh, po shpenzon miliona euro, madje po shkatërron edhe pyllin në parkun e madh të Tiranës thjesht dhe vetëm për t’u zgjeruar, për të krijuar hapësira, ndërkohë që hapësirat janë publike, janë në Tiranë dhe përdoren për interesa private”, theksoi Braçe në intervistë. Ai nuk la pa përmendur edhe situatën në plazhin e Divjakës, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit po kryen hetime për çështjen e privatizimit të kabinave. “Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka hetuar praktikën e nisur me bashkinë kur drejtohej nga Partia Demokratike dhe e ka gjetur në shkelje të ligjit. Ka urdhëruar të ndërpritet ajo procedurë dhe ministria në fjalë vijon të ndjekë procesin mbi një procedurë të nisur në shkelje të ligjit dhe të kapur si e tillë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit”, theksoi Braçe. Sipas tij, qeveria dhe parlamenti i ri nuk mund të rrinë në heshtje dhe pa vepruar në mënyrë energjike në lidhje me këto skandale të fundit të qeverisë Berisha. Çështja e transferimit të pronave publike te sektori privat ka qenë gjithmonë në qendër të sulmit të opozitës ndaj mazhorancës qeverisëse. Në pjesën më të madhe, këto akuza janë drejtuar te ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka bërë dhe shitjet më të mëdha brenda qeverisë, duke kaluar pronat e ushtrisë te sektori privat.
Privatizimet e kontestuata
Nafta
- Tentativë për shitje dhe skandalet në “Albpetrol”
- Rishitja e aksioneve të ARMO-s
- Koncesioni për ngjyrosjen e karburanteve
HEC-et
- Kontrata e shitjes së HEC-eve Ulëz-Shkopet, Bistrica 1 dhe 2
- HEC-et e dhëna për familjarë të zyrtarëve të PD-së
Ushtria
- Vendimet për privatizimin e tokave në pika
- Kalimi i SHQUP-it te PD
Të tjera
- Lotaria Kombëtare
- Koncesioni i Portit të Durrësit
- Privatizimi i kabinave të Divjakës
- Privatizimi i konviktit të Gjuhëve të Huaja
SHQIP
Add new comment