Kabineti i Berishës, dorëhiqen 18 këshilltarët

Sot pritet që të gjithë drejtorët aktualë të qeverisë të ikin, sipas urdhrit të kryeministrit Sali Berisha.
Sipas një urdhri të brendshëm, këshilltarët dhe drejtorët, duhet që deri sot, datë 31 gusht, të lirojnë zyrat e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.
Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë.
18 këshilltarë dhe 5 drejtorë i kanë dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit.
Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.
Por, ndërsa drejtorët e lartë kanë marrë urdhër që të japin dorëheqje, ndryshe paraqitet situata për një pjesë të punonjësve të cilët janë emëruar falë ndërhyrjeve politike. Me ligjin e ri të Shërbimit Civil, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 tetori, nga 7 mijë nëpunës, që kanë pasur Statusin e Nëpunësit Civil, priten që të përfshijë rreth 40 mijë. Punonjësit e policisë do të jenë nëpunës civil dhe do të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime.
Gjithashtu mund të rregullohen me ligj të posaçëm elemente të marrëdhënieve të shërbimit civil në shërbimin e jashtëm; strukturat e armatosura të ministrisë që mbulon punët e brendshme, asaj të drejtësisë apo të njësive të qeverisjes vendore.
TEMA
Add new comment