Terminali i pasagjerëve, Bashkia: Javën tjetër nisin proceduat koncesionare për ndërtimin

TIRANE- Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat koncesionare, për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Lajmin e ben me dije vete bashkia e kryeqytetit permes nje njoftimi per mediat.
Sipas saj, studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të pasagjerëve në Tiranë u hartua nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH.
Në këtë terminal i cili është i pari që do të ndërtohet në Shqipëri, me sipërfaqe 80.000m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.
Në terminal parashikohet:
- Në katin përdhe, stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit si dhe qendra
e pajisjeve hekurudhore;
- stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi të kompanive të transportit
shqiptar;
- stacion për autobusë ndërqytetas;
- stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit;
- Taksi-van, zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publike, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urbanë;
- parkimi i autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve;
- linjë për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana;
- rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.
Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:
- autobusë të linjave ndërkombëtare – 34
- autobusë të linjave ndërqytetës – 57
- autobusë të linjave urbane – 15
- mikrobusë – 48
- parkim autobusësh – 26
- taksi – 20
- parkim i automjeteve private – 100
Nga ky terminal parashikohet të nisen:
- automjete – 10 000
- mikrobusë – 3 700
- autobusë – 900
- autobusë ndërkombëtarë – 100
- autobusë urbanë – 180
Në 5 vjeçarin e parë (2020), pritet një rritje e kapacitetit prej 20%;
Në 5 vjeçarin e dytë (2025), kemi një rritje prej 25%, krahasuar me 2020;
Në 5 vjeçarin e katërt (2035), kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025;
Në terminal është parashikuar dhe parkim nëntokësor, si një zgjidhje tepër efiçiente dhe e përshtatshme, për realizimin e plotë në funksionimin e këtij terminali, i cili do të funksionojë për parkim makinash private dhe autobusë.
PANORAMA

Add new comment