Reeker-Metës: Zgjedhjet, test i kaluar me sukses për Shqipërinë, mbështesim integrimin në BE

Postuar në 03 Shtator, 2013 09:12

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker, në Bled të Sllovenisë, ku mori pjesë në Forumin Strategjik.

“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test i kaluar me sukses për Shqipërinë”, mësohet t’i ketë thënë Reeker kreut të LSI, bën me dije zyra e shtypit të kësaj force politike.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit ka shprehur gjithashtu mbështetjen e SHBA për reformat institucionale, ekonomike dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij, kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur se SHBA mbetet partneri strategjik më i rëndësishëm për Shqipërinë duke shtuar se tha se zgjedhjet sollën ndryshimin e pritur dhe se qeveria e re do i japë impuls të ri të integrimit europian.

 

 

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.