Zhduket gomonia me 27 klandestinë

Një gomonë me 27 persona në bord, që dyshohet të jenë klandestinë me origjinë nga Lindja e Mesme, është zhdukur në Kanalin e Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas rojes bregdetare italiane, gjate dites se hene rreth ores 20.50, eshte marre nje sinjal per ndihme, por pavaresisht nisjes se menjehershme te anijeve nga Pashalimani dhe Porto Palermo ne Shqiperi, nuk eshte bere e mundur gjetja e gomones.
Operacioni ka vazhduar gjate gjithe nates deri ne oret e para te mengjesit të së martës. Paradite trupa shqiptare eshte terhequr per t'u furnizuar me karburant.
Nderkohe kerkimet kane vijuar dhe po kryhen nga 4 anije dhe 1 helikopter i marines italiane ne nje pjese te përqendruar rreth zones detare te Puljas. Dyshohet se gomonia qe ka leshuar sinjalin 'SOS' te kete pesuar nje difekt ne motorr dhe mungesa e koordinatave e ka bere deri ne keto momente te pamundur gjetjen e saj.
Trupa bregdetare shqiptare ka rishprehur gadishmerine e saj per te rifilluar operacionet menjehere sapo t'i kerkohet nga pala italiane. Deri ne mesditen e të martës nuk ka patur asgje te re edhe pasi operacionit i jane shtuar forcat britanike me dy helikoptere te cilet jane kthyer disa ore me pas pa rezultat, te njejtin fat ka patur edhe nje anije britanike qe ka zhvilluar kerkime ne perendim te ishullit te Sazanit.
Gjate kesaj kohe mediat italiane kane bere te ditur se nje gomone me rreth 20 persona ne bord eshte vene re ne zonen e Monopolit ne Pulja. Autoritetet shqiptare kane bere te ditur edhe nje informacion te ardhur nga pala italiane se klandestimet jane me kombesi kurde.
Dyndja drejt Shqiperise e klandestineve qe ikin nga zonat e luftes ne Lindjen e Mesme kane rigjalleruar mesa duket edhe floten e gomoneve per transportin e tyre nga Shqiperia drejt Italise.
Top Channel
Add new comment