Nishani dhe Kodheli ndjekin stërvitjen shqiptaro-britanike

Postuar në 02 Shtator, 2013 16:26

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi ishte sot në Gjirin e Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.

Presidenti i Republikës shoqërohej edhe nga ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ende nuk ka marrë detyrën.

Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”

Duke iu adresuar situatës së trazuar në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, e më gjerë, nga kriza Siriane, ai theksoi se këto “janë sfida e radhës që duhet të përballojmë së bashku. Megjithëse jetojmë në një kohë të turbullt, ne kemi ide të qarta dhe vullnet të përbashkët”. “Jemi bashkë, përkrah njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.” – theksoi Kreu i Shtetit.

 

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.