Tiranë, eksploziv makinës së biznesmenit të ndërtimit

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme banorët e zonës në rrugën ‘Siri Kodra’ ne kryeqytet. Një sasi eksplozivi e vendosur në makinën e një biznesmeni në fushën e ndërtimit ka shpërthyer menjëherë sapo makina ka nisur të lëvizë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur në bagazhin e mjetit tip ‘Volvo’ me targa AA 997 CX, në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Armando Ceka. Sasia e lëndës plasëse e cila ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit, poshtë bagazhit, mendohet të ketë qene në sasi të vogël, pasi dëmtimi i makinës nuk ka qenë i madh, megjithëse shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë e motive të ngjarjes.
SHQIP
Add new comment