Negociatat Basha-Topi për opozitën e re

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:24

Kreu i FRD-së pritet të lançojë idenë e një të djathte të riformatuar

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Kreu i PD-së –  Veç të njohurve të tij dhe të Berishës me lidhje të afërta biznesi e familjare, synimi i Bashës, nga ana tjetër, duket se është që të afrojë në PD figura të vjetra, si Eduard Selami, Besnik Mustafaj etj., dhe të nxjerrë jashtë loje figurat e tjera, si Sokol Olldashi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, e gjithë klanin e tyre

Zgjedhjet - FRD-ja arriti të merrte 33 mijë vota në zgjedhjet e 23 qershorit, që nuk u përkthyen dot në mandate, por që në një sistem proporcional kombëtar e nxirrte me të paktën 3 deputetë

Herion Mesi

Cila do të jetë marrëdhënia e Bamir Topit me lidershipin e ri të Partisë Demokratike? Kjo është dilema që diskutohet në qarqet e politikës shqiptare, ndërsa nga ana e Frymës së Re Demokratike, pritet një nismë e fuqishme opozitare, por me një platformë të qartë për rilindjen e së djathtës, e cila pritet të lançohet nga ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi. Nga burimet e të dyja selive mësohet se kreu i PD-së së fundmi ka zhvilluar takime intensive me kreun e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, për të bërë të mundur afrimin e dy forcave drejt një të djathte të konsoliduar dhe të gatshme për rolin e saj opozitar. Bëhet fjalë për një sërë takimesh në nivel kryetarësh, që nuk synojnë bashkimin e FRD-së dhe PD-së në një parti të vetme, por nisjen e një bashkëpunimi të ri mes dy forcave, pas largimit nga drejtimi i PD-së i liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha.

Takimet

Që pas takimeve të gushtit të Topit me Bashën, në të dyja partitë janë forcuar edhe më tepër zërat për një afrim të mundshëm mes dy forcave të djathta. E në rast se kjo do të ndodhë, atëherë do t’i shërbejë jo vetëm kreut të FRD-së, por edhe disa figurave të tjera të kësaj force. Emra të njohur si Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, por edhe figura të tjera të dala nga radhët e PD-së, të cilët iu bashkuan FRD-së, pritet të shkojnë pas Topit, nëse ai afrohet me PD-në. Të kontaktuar gjatë ditës së djeshme, eksponentë të lartë të të dyja partive respektive theksuan dje për gazetën “Shqip”, se bëhet fjalë për surpriza politike që do të bëhen të ditura publikisht gjatë ditëve në vijim. Në fakt, Lulzim Basha dhe Bamir Topi më herët kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, por konfliktet e Topit gjatë kohës që ai drejtoi Presidencën me Kryeministrin në ikje Berisha, bënë që të ftohen politikisht. Një ftohje kjo që, sipas burimeve nga të dyja selitë, pritet të rehabilitohet brenda mesit të këtij muaji, menjëherë pas dorëzimit zyrtar të pushtetit ekzekutiv.

Platforma e FRD-së

Nga të njëjtat burime mësohet gjithashtu se, kreu i FRD-së, Bamir Topi, po harton një platformë gjithëpërfshirëse, ku do të ftohen të gjitha partitë e spektrit të djathtë që të bashkëpunojnë mes tyre për konsolidimin e së djathtës, pas goditjes së rëndë që ajo mori në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërkohë, mësohet se nuk bëhet fjalë për shkrirje të FRD-së dhe kalimin e saj te PD-ja, por bëhet fjalë për një strategji konkrete bashkëpunimi mes partive tashmë opozitare. Dhe në këtë kuadër, burime nga FRD-ja theksuan dje, se në kuadër të konsultave, kreu i kësaj partie, Bamir Topi, gjatë kësaj kohe ka zhvilluar takime me kryetarët e partive të djathta, përfshirë këtu edhe me kreun e PD-së, Basha, ku janë konsultuar pikat më të rëndësishme të projekt-bashkëpunimit mes palëve. Nga ana tjetër, bëhet me dije se në përfundim të këtij projekti, Topi pritet të dalë në një konferencë për shtyp, ku do t’u drejtohet publikisht krerëve të partive të djathta për t’iu bashkuar këtij projekti. Gjithashtu, në këtë projekt do të përfshihen edhe përfaqësues civilë të së djathtës, si ish të përndjekurit, pronarët, akademikë dhe sipërmarrësit.

 

Deklarata

PD-ja

Eduard Halimi: Do të bëjmë opozitë të fortë

Ministri në ikje i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha dje se mbështetja ndërkombëtare për opozitën e re do të jetë e pakufizuar. “Me sinjalet e para kërcënuese të mazhorancës së re, kam bindjen se mbështetja ndërkombëtare për qëndrimet tona të drejta do të jetë e pakufizuar”, u shpreh Halimi. Në një postim në “Facebook” pasditen e djeshme, deputeti demokrat shkruan gjithashtu se e djathta do të bëjë opozitë të fortë dhe nuk do të lejojë prekjen e institucioneve. “Do të jemi opozitë e fortë e konstruktive dhe nuk do të lejojmë prekjen e institucioneve të pavarura të vendit. Me sinjalet e para kërcënuese të mazhorancës së re, kam bindjen se mbështetja ndërkombëtare për qëndrimet tona të drejta do të jetë e pakufizuar”, u shpreh dje Halimi.

 

Analiza

Ish-deputeti

Alibeaj: Qeveria e re, ende pa program

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga dekretimi i qeverisë “Rama”, ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për mediat deklaroi se mazhoranca e re është e vonuar në paraqitjen e programit politik. Sipas tij, e majta kishte kohën e mjaftueshme për të hedhur linjat mbi programin e 100 ditëve të para të qeverisë, por në vend të kësaj, theksoi Alibeaj, Rama dhuroi disa mbledhje të ngjashme me ato të sekteve fetare, duke kërkuar kështu të shkëputet nga kultura politike. Për Alibeajn, qasja që Rama po i bën pragmarrjes së qeverisë, lë vend për të hamendësuar se kryeministri i ri do të karakterizohet nga një paaftësi totale për të çuar vendin përpara. Sipas tij, sfida e vetme e qeverisë së majtë është njohja e arritjeve të qeverisë paraardhëse dhe ruajtja e ritmeve të zhvillimit të ekonomisë që po trashëgon nga e djathta.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.