Konkurueshmëria, Shqipëria bie në renditje

Postuar në 04 Shtator, 2013 16:27

Shqipëria ka humbur 6 pozicione në klasifikimin e përvitshëm të Raportit Global mbi Konkurueshmërinë të Forumit Botëror Ekonomik. Shqipëria ndodhet në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim. 

Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara është shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë. Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo dhe arsimimi i lartë. Pikët më të ulta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Serbinë e cila ndodhet në vendin e 101, ndërsa përpara saj është Bosnja në vendin e 87, Kroacia në të 75-in, Maqedonia në vendin e 73-të dhe  Mali i zi në të  67-in. Kosova nuk është përfshirë në vendet e marra në shqyrtim.

Raporti i cili vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur që me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni. Vlerësimi bëhet sipas një sistemi pikësh ku 1 është më e ulta dhe 7 pikë është vlerësimi maksimal.

Në vendet e para të klasifikimit botëror vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Finlanda ndërsa në fund të listës janë Cadi, Burundi, Guinea apo Jemeni. Sipas raportit të këtij viti, niveli i lartë I inovacionit dhe forcimi i institucioneve kanë qenë ndër faktorët kryesor në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.