Hera e fundit si Kryeministër

Postuar në 04 Shtator, 2013 10:46

Ai hyri në këtë zyrë 8 vite më parë, duke qenë pasues i Fatos Nanos. Ndërsa nesër, Sali Berisha do të drejtojë mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ndryshe nga Nano, Berisha ka nisur të bëjë “opozitë” ndaj mazhorancës së re, akoma pa u larguar nga pushteti. Nuk dihet nëse do të lërë një dosje për pasuesin e tij, Edi Ramën dhe nëse do të ketë një ceremoni për kalimin e pushtetit, por ai nuk do të jetë më Kryeministër i vendit me mbledhjen e parlamentit të ri javën e ardhshme.

Berisha është Kryeministri i 34-t në historinë e Shqipërisë dhe personi që ka mbajtur më gjatë këtë detyrë pas sistemit totalitar, plot tetë vjet. 69-vjeçari para se t’u zgjidhte kryeministër në vitin 2005, mbajti postin e presidentit në periudhën 1992-97.

Teorikisht, dorëheqja e tij nga drejtimi i PD-së dhe çdo funksion në këtë parti duhej të shënonte dhe fundin e karrierës së tij politike 23-vjeçare. Por në fakt një gjë e tillë, nuk ka ndodhur as praktikisht dhe as në të vërtetë.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.