Meta: Integrimi, në krye të axhendës

Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka theksuar gjate fjales se mbajtur ne “Forumin Strategjik te Bledit” se ne krye te axhendes se qeverise se re mbetet integrimi i vendit ne BE.
Meta vuri theksin tek nevoja e vendit për avancimin e shpejtë të reformave nga ana e qeverisë së re. Ai e vlerësoi se sfidat me të cilat përballet vendi janë të shumta, që nga zbatueshmëria e ligjit, lufta korrupsionit dhe krimit të organizuar deri në reformat institucionale dhe ekonomike.
“Ai shprehu besimin dhe vullnetin e maxhorancës së re për të dhënë një fizionomi të re qeverisjes së vendit, me fokusin kryesor zgjidhjen e probleme ekonomike dhe sociale për qytetarët shqiptarë”- thuhet ne njoftimin e zyres per shtyp te LSI.
Kryetari i LSI-së, gjatë diskutimit në panel konfirmoi se roli i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë konstruktiv, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gjithashtu, ai shtoi se bashkëpunimi rajonal do të njohë një dimension të ri që shkon përtej thjesht marrëdhënieve korrekte politike dhe diplomatike mes vendeve tona, por që intensifikon më shumë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare në funksion edhe të integrimit më të shpejtë të rajonit në BE.
“Pikërisht, në këtë frymë bashkëpunimi rajonal, edhe dialogu Kosovë – Serbi do të jetë akoma edhe më konstruktiv për të gjetur zgjidhjet e përbashkëta dhe të nevojshme politike dhe ekonomike, midis dy vendeve dhe popujve – theksoi Meta.
Sipas tij, realizimi i projekteve të përbashkëta rajonale apo krijimi i tregjeve të përbashkëta rajonale, siç është ai i energjisë, do të ishte një vlerë e shtuar në funksion të një rëndësie më të madhe gjeostrategjike të rajonit.
PANORAMA
Add new comment