Ekzekutimi në Bulqizë,lirohet 33-vjeçari i dyshuar

Postuar në 07 Shtator, 2013 17:01

TIRANE- Policia e Tiranës ka lënë të lirë për mungesë provash, shtetasin Gentjan Duva, i arrestuar dy ditë më parë, si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmeni të kromit në Bulqizë, Qerim Marku. 

Nga të dhënat e policisë, Gentian Riza Duva, 33 vjeç,  është arrestuar me kërkesë të policisë së Bulqizës. Pas verifikimit duket  se policia nuk ka mundur të gjejë asnjë provë që të implikonte 33-vjeçarin në vrasje.

I dyshuari Gentian Duva u arrestua të enjten e kësaj jave brenda banesës së tij në Linzë të kryeqytetit, dhe është mbajtur prej dy ditësh në Komisariatin Nr.4.

Ai është mbajtur në izolim ndërsa janë bërë të gjitha verifikimet e mundshme

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.