Shifrat e Kuvendit të ri, e majta në sallë 103 përfaqësues

Parlamenti i ri që nis punimet sot, do të ketë dhe ndryshime të raporteve politike në të. Tashmë në mazhorancë do të jenë të majtët, të cilët si koalicion zotërojnë 83 deputetë, ndërsa të djathtët 57. Dokle rezulton që të jetë jo vetëm deputeti i dytë më i vjetër në moshë, por edhe deputeti më me shumë mandate në sallë. Kështu ai është zgjedhur për herë të parë deputet në legjislaturën e 12-të dhe ulet në parlament për të tetën herë. Ndërkohë që deputeti më i vjetër në parlament është Kastriot Islami, i cili ka qenë zgjedhur deputet që në legjislaturën e 11-të, por më pas ka patur disa herë shkëputje, duke mos qenë prezent në parlamentin e legjislaturës së 13 dhe të 16. Islami ulet në parlament për herë të shtatë, po aq sa edhe Ilir Meta dhe Sali Berisha. Pas tyre vijnë Erion Braçe e Gramoz Ruçi, që ulen në parlament për herë të gjashtë, ndërkohë më pas vijnë me radhë Pandeli Majko, Jozefina Topalli etj. Në total, 18 deputetë kanë një përvojë mbi 4 legjislatura. Ndërsa 47 të mandatuar do të ulen për herë të parë në sallën e Parlamentit. Ndër 140 të votuarit me sistemin proporcional rajonal, 24 janë femra, ku 15 vijnë nga e majta dhe 9 nga e djathta. Megjithë ministrat pa të drejtë vote, në sallë opozita do të shkojë në 103 vetë përballë 57 deputetëve të opozitës së djathtë. Profesioni më i përhapur mes deputetëve të kësaj legjislature është ai i juristit dhe më pas vijnë ekonomistët.
Mapo
Add new comment