Debati i parë politik nis me “e lagu, se lagu”…

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:12

Debati i parë politikë mazhorancë-opozitë ka nisur sot me një argument procedurial. PD akuzon PS-në se nuk i ka dhënëprogramin qeverisës dhe se ata nuk pranojnë të bëhet seanca e së mërkurës pa u njohur me programin. Ndërsa PS-ja thotë se Rama iu ka dërguar programin e qeverisë të 140 deputetëve, madje shoqëruar me një letër personale. Kreu i Grupit të PD-së, Edi Paloka, thotë se nuk më ka ardhur as letra e as programi dhe debati duket njësoj si ajo shprehja e popullit “e lagu, se lagu”, një histori e dhimbshme tipike shqiptare që një hasmëri mes dy fiseve nisi me një sherr për bishtin e dhelprës.

Ky debati për programin pritet të sjellë bojkot të Kuvendit nga ana e demokratëve dhe ndezje të gjakrave që në nisje të punës së Kuvendit, ndërkohë që është e qartë se opinionin publik kjo është asgjë tjetër veçse humbje kohe dhe energjish dhe e dhimbshme të dish se parlamentarët nuk arrijnë të merren vesh dhe për një anë kaq të thjeshtë proceduriale.

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.