“Të unifikojmë axhendën shqiptare”

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë, iu drejtua me një fjalim Parlamentit, përmes të cilit kërkoi një bashkërendim të axhendave mes shqiptarëve në rajon, për një integrim të përbashkët.
Rama tha se duhet te unifikojne programet e kultures, shkolles, shkences dhe sporteve. Ai kerkoi respektimin e drejtave te shqiptareve ne Presheve, leshoi kritika ndaj Maqedonise per mosrespktimin e te drejtave te shqiptareve dhe permendi edhe zgjidhjen e çeshtjes çame sipas konventave nderkombetare.
"Vij sot këtu edhe me respektin për çfarë keni ditur dhe arritur të bëni për Kosovën, në vetëm 5 vjet shtet dhe pavarësi në vendimmarrje, por edhe me disponimin më të plotë për të mësuar prej jush, tanimë që e keqja e ndarjes nuk është më në mes të dy rrugëve tona, por rruga jonë është e bashkuar drejt familjes europiane. Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikës së dashurisë të shtetit amë, ndaj shteti bijë, por për fillimin e një aleance strategjike, themelore e kryesore mes të barabartësh të Shqipërisë me Kosovën, për t'i kthyer mundësitë e jashtëzakonshme të kohës së re në sukses dhe zhvillim për qënien tonë të pandarë, në rrugën e bashkuar të Europës. Me sytë e të sotmes, kufirin mes dy shteteve tona nuk e shoh si sfidën për t'u kapërcyer, por si pjesë të një tërësie referencash botërore dhe historike me një hapësirë lirie dhe demokracie të qëndrueshme dhe kjo hapësirë nuk mund asesi të jetohet e ndarë për shkak të një vije të padukshme.Kufiri është e djeshmja, e ardhmja s'ka kufi. Që e djeshmja të mos na kushtëzojë të ardhmen, ka vetëm një gjë për të bërë me vijën e padukshme, të mos e shohim. Le të projektojmë bashkarisht të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës, përmes projektesh që nuk ndalen as te kufiri mes tyre, por as te kufijtë me fqinjët gjithashtu", u shpreh Rama.
Rama theksoi më tej se "Mezi e pres, pas dakordimin me kryeministrin Thaci, mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive në Prizren dhe miratimin e axhendës së saj bashkarisht, për të diskutuar projekte konkrete të hapësirës shqiptare pa kufij. Nuk ka farë dyshimi se mbështetja absolute e Shqipërisë për Kosovën në rrafshin diplomatik do të vijojë të mbetet e tillë dhe ne do ta intensifikojmë përpjekjen e shtetit tonë, qoftë për të nxitur njohjet e reja të Kosovës, qoftë për të mbështetur përshpejtimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës".
"Le të mos humbasim më kohë për të projektuar sistemin e unifikuar të arsimimit, sipas standardeve më të larta të arsimimit bashkëkohor dhe në funksion të zhvillimit dhe së ardhmes, sepse skeci propagandistik i cdo vjeshte që Tirana vinte në skenë në Prishtinë për abetaren e përbashkët duhet t'ia lerë vendin punën së përbashkët shumë serioze për një sistem të përbashkët serioz arsimor. I paharrueshëm për mua rrëfimi i një prindi në Preshevë:"Kur shihja në fillim 'Portokallinë' në Top Channel nuk kuptoja asgjë- thoshte ai, - dhe më pas nisi të ma shpjegojë fëmija im që e kapi shumë shpejt shqipen tuaj". Nëse flasim për një sistem të unifikuar arsimor, asgjë nuk na pengon të nxisim zhvillimin e kampionateve të përbashkëta universitare, dhe nuk na pengon të shkojmë më tej me sportin duke angazhuar gara në rang skuadrash profesioniste në futboll", u shpreh Rama.
"Të konceptojmë zhvillimin tone energjetik si instrument për sigurinë energjetike të hapësirëas shqiptare dhe t'i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë tona të bashkuara në këtë fushë në të mirë të të gjithë konsumatorëve tanë. Ne do t'i japim fund 'patate-fobisë' nga ana jonë, e cila ka shkaktuar në kufi luftra doganore sa të dëmshme aq edhe qesharake mes nesh, prandaj ne jemi të gatshëm të realizojmë bashkimin doganor", theksoi Rama
Mbledhje të përbashkët qeverie
Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi, pas një takimi që patën mes tyre, dolën në një konferencë për shtyp ku deklaruan idenë e mbledhjeve të përbashketa të Qeverise. Po ashtu deklaruan edhe një aksion te perbashket ne fushen e ekonomise dhe energjise, si dhe zgjidhje te çdo problemi te lindur mes dy vendeve.
"Kam besim të plotë se Kryeministri Rama, Ministria e Jashtme, kabineti qeveritar i Shqipërisë do të luajë rolin e rëndësishëm në njohjet e reja për Kosovën. Tanimë ka 101 njohje. Ne diskutuam rëndësinë që dhe shteti i Kosovës të futet në rrjetin e gazsjellësit transadriatik TAP dhe mora zotimin nga kryeministri Rama se do të angazhohet personalisht me ministrat përkatës që Kosova të jetë pjesë e këtij projekti. Ndërkohë është shumë me rëndësi dhe diskutuam, ramë dakort që të punësohet në mënyrë aktive edhe për mbylljen e procesit të interkonjeksionit 400 kilovatësh energjetik mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kam besim të plotë në bashkëpunimin që do të ndodhë dhe që do të jetë i shkëlqyer. Kam besim të plotë edhe si Kryeministër edhe si mik i zotit Rama, por qytetarët e Kosovës në vizionin e tij, qëllimin e tij të Shqipërisë Evropiane nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama", tha Thaçi.
"Ne kemi rënë dakort që në nëntor të bëjmë mbledhjen e parë të përbashkët të të dyja qeverive dhe të fillojmë procesin e bashkëqeverisjes strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës, që do të thotë se koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar nga punë të lëna përgjysmë, duhet t'ia lerë vendin një kohe ku qëllimet, objektivat dhe detyrat janë të përcaktuara në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive dhe çdo ministër duhet të japë llogari përpara të dy qeverive në mënyrë periodike për ecurinë e projekteve dhe për zbatimin e detyrave të dhëna bashkarisht", u shpreh Rama.Kryeministri Rama zhvilloi këtë të premte vizitën e parë zyrtare si Kryeministër në Kosovë. I shoqëruar nga një grup ministrash të kabinetit të tij që pret të marrë edhe votëbesimin në Kuvend, Rama është pritur në një ceremoni shtetërore nga homologu i tij kosovar Hashim Thaçi.
Kjo eshte vizita e tij e pare ne kete vend me kete post. Më heret Rama ka vizituar Kosoven kur ishte kryetar i Bashkise se Tiranes dhe me pas edhe si kryetar i Partise Socialiste.
Kjo vizite eshte edhe simbolike, per prioritetet e Qeverise se re shqiptare por edhe nje vizite pune per shkak se mes Kosoves dhe Shqiperise jane nje seri çeshtjesh qe kerkojne zgjidhje apo qe duhet te çohej edhe me tej.
TOP CHANNEL
Add new comment